Këlliçi paralajmëron “ushtarin” e bandës kriminale të Vaqarrit: Mos guxo të prekësh votën e asnjë qytetari!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Belind Këlliçi ka lëshuar një parlajmërim të fortë dhe të ashpër për një nga ushtarët e Grupit të Strukturuar Kriminal të Vaqarrit, Gent Myrto.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi i ka bërë thirrje Murtos, si pjesë e kësaj bande kriminale që operon në Tiranë, të mos prekë votën e qytetarëve, në të kundërt do të përballet me kallëizm penal në SPAK.

Reagimi

Paralajmërimi i fundit për ushtarin e Grupit të Strukturuar Kriminal të Vaqarrit, Gent Myrton.

Ti bandit elektoral dhe hajdut i tokave të Vaqarrit e jo vetëm, mos guxo të prekësh votën e asnjë qytetari, pasi të garantoj se për çdo votues që do kërcënosh, do përballesh me një padi të re kundër teje dhe anëtarëve të tjerë të bandës tuaj, Arjan Poplin, Besmir Kolën dhe Xhavit Çekën.

Lerini qytetarët të votojnë të lirë dhe për programin që duan.

Të hënën do të jeni të gjithë në SPAK, një nga një!

Njëlloj si 5D, edhe historia juaj dihet si do përfundojë!

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …