Mustafaj: Berati beson në ndryshim për një Shqipëri që i përket shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratikë, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetrët e Beratit ku prezantoi edhe kanditatët e PD për këtë qark.

Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj, mbajti fjalën e tij në podium ku u shpreh se politika shpesh kërkon frymëzim, aq më shumë kur përballesh me të keqen.

Ai theksoi se fryma e vërtetë politike lind nga mundësia për të ringritur gjithçka, pavarësisht sakrificave dhe humbjeve të kaluara.

Duke reflektuar mbi sfidat e mëparshme, Mustafaj i falënderoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë për qëndresën dhe guximin e treguar, duke theksuar se ata janë model për të ardhmen. Fjalimi i tij ishte një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme.

“Kërkohet shpesh frymëzimi në politikë, dhe ky frymëzim bëhet akoma më i nevojshëm kur merr në duar stafetën e përballjes me të keqen. Kërkon forcë për ta mundur të keqen, kërkon të harrosh humbjen, lodhjen dhe dhimbjen, kërkon sakrificën sublime të ringritjes, sa herë politika të hedh mundin dhe idealin përtokë. Por, a ka më shumë fat për një parti politike sesa kur vetë mbështetësit dhe anëtarët janë frymëzimi i saj?

Kam qenë dëshmitar i lodhjes suaj, mërzisë dhe zhgënjimit. Ju u sprovuat në durim dhe besim përmes të gjitha mjetet që imagjinata e shthurur e një klauni autokrat mund të njihte si legjitime. Asnjë sprovë nuk ia doli t’ju mbushte sytë me hijen e frikës. Më shumë u goditët në çdo formë dhe përtej çdo kodi moral, por përkundrazi, ju u bëtë shprehje e krenarisë. Kurrë nuk ju pashë kokulur.

Sot, kur këmbanat e historisë bien më fort, të parët që janë në apel jeni ju, pa pyetur për diell, borë, shi apo stuhi. Ju mbetët modeli i qëndresës dhe guximit.

Sot nisim një rrugëtim drejt fitores, sot mblidhemi për të treguar se qytetarët e këtij qarku janë ata që besojnë në ndryshim për një Shqipëri që i përket shqiptarëve”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …