Një thirrje zemre për Diasporën!

Fjala e kandidates së PD për deputete, Erisa Bajaziti në takimin me emigrantët në Breschia

Te dashur bashkatdhetare

Unë jam Erisa Bajaziti. Jam njëra prej jush, nje si ju.

E rritur mes dy botëve: mes mundësive që më dha bota e lire dhe dhimbjes që më la malli për vendin tim: mes mallit për gjysherit që presin një telefonatë… për rrugicat e fëmijërisë… për Shqipërinë që çdo ditë e më shumë po boshatiset, po hesht, po nxin nga mungesa.

Sot, Shqipëria është në rrezik të madh nga braktisja dhe shpopullimi. Nga një qeveri që përçmon njerëzit e saj, që i largon, që e ka kthyer vendin në një tokë të heshtur, pa të rinj, pa shpresë, pa jetë.

Ky nuk është më thjesht emigrim. Ky është një largim me dhimbje, një shpopullim i heshtur, i vazhdueshëm. Një spastrim që nuk po bëhet me forcë, por me zhgënjim. Me premtime të thyera. Me përçmim.

Edi Rama ka braktisur prindërit tanë, gjyshërit tanë që sot ulen çdo darkë në tavolina të heshtura, duke pritur lajme nga ne.

Por a është kjo e drejtë? Absolutisht Jo.

Atëherë pse duhet ta pranojme kete gje per prinderit e te afermit tane ne atdhe? Ata meritojnë më shumë. Meritojnë të trajtohen me dinjitet, me kujdes, me dashuri – jo me tallje, përqeshje dhe braktisje.

Unë flas sot si një bijë, si një motër, si një nënë. Flas si një shqiptare që e do vendin dhe njerëzit e saj. Dhe besoj me gjithë shpirt se ne mund ta ndryshojmë këtë rrugë.

Ne kemi forcën e shpirtit! Ne kemi votën.

Une besoj tek ju, tek madhështia që fshihet mes jush, tek ata që nuk e kanë harruar se nga vijnë, tek bijtë e ndershëm të asaj toke që e dinë se ajo që kemi për vete, duhet ta duam edhe për bashkatdhetaret tane ne Shqiperi.

Partia Demokratike është me ju – jo me fjalë, por me vepra, duke filluar nga qendresa e pashembullt e liderit historik te saj, z. Sali Berisha, deri tek krijimi i nje programi serioz per te mbeshtetur cdo shqiptar, pavaresisht flamurit partiak.

Ne do të bëjmë gjithçka që ju të riktheheni në vendin tuaj, si shpresë, si jetë për Shqipërinë që po shuhet: taksë 0% për 5 vite, politika që i japin frymë lagjeve, shkollave, familjeve, që u kthejnë prinderve tanë fëmijët e tyre, që mbjellin jetë aty ku sot ka vetëm pritje.

Unë jam njëra prej jush. Dhe bashkë me ju, dua t’i jap zë atyre që s’kanë më zë.

Zemër atyre që janë lodhur duke pritur. Shpresë atyre që ende nuk kanë ikur.

Unë besoj se bashkë mund ta ngjallim këtë vend.

Tani është momenti.

Ta kthejmë Shqipërinë në madhështinë e saj.

Ta bëjmë Shqiperine bashkë, madheshtore!

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …