Tabaku: Taksë zero% për profesionistët e lirë, PD ka një plan të qartë për shtresën e mesme

Kandidatja për deputete e PD në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me profesionistët e lirë, ku prezantoi zyrtarisht tabelën e re të taksave të PD-së, e cila parashikon taksa 0% për profesionistët e lirë dhe masa të drejta fiskale për shtresën e mesme.

Në prezantimin e saj, Tabaku theksoi se filozofia ekonomike e Partisë Demokratike është ndërtuar mbi besimin tek individi dhe tek shtresa e mesme si motori i zhvillimit të vendit.

Tabaku bëri të ditur se PD do të rishikojë nenin 12 të ligjit, që aktualisht penalizon profesionistët e lirë që kanë nënkontraktorë. Ajo e quajti këtë nen një tjetër barrë të padrejtë që rrit informalitetin dhe pasigurinë ligjore për punën e ndershme.

Në përfundim, ajo theksoi se angazhimi i saj për një sistem të drejtë është i palëkundur,

Pikat kyçe:

– PD ofron 0 taksa per Profesionistet e Lire dhe rrezimin e nenit 12

– PD zgjidhja e vetme kunder sistemit aktual

– Taksa e sheshte dhe kodi fiskal motoja e PD.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …