Berisha: Rënia e euros me 35% është katastrofë! Do të ngremë bord që do t’u kompensojë eksportuesve zhvleftësimin

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë vizitës në bisnesin fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar, duke theksuar se kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune.

Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg, duke dëmtuar rëndë ekonominë reale, ndërsa premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros “qindarkë për qindarkë”.

“Përulem me nderim para punës që bëni, njerëz të punës dhe shpreh vlerësimin më të madh për ju, por edhe për sipërmarrësit të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë arritur të mbajnë gjallë biznesin.

Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë.

Çfarë kemi ndërmend ne.

Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.

Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare.

Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju, prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare.

Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.

Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen.

Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist.

Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve.

Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin.

Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%.

Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur.

Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime.

Ne do e bëjmë këtë. Jemi të gjithë 1-sha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …