Noka takim me aleatët: Masivizmi i votës së emigrantëve përmes përqendrimit te rrjetet sociale me degët e partive aleate në diasporë

Sekretari Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi sot një takim pune me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkërendimin e punës për të maksimalizuar fitoren.

Noka nënvizoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD dhe njëkohësisht Aleancës, Prof. Dr. Sali Berisha.

Qëllim i takimit ishte koordinimi i punës në terren dhe përcjellja e koordinuar e mesazhit politik dhe përqëndrimi në përdorimim e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut, e së dyti në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …