Bardhi me naftëtarët: Garantoj rishikimin e statusit, nuk pranojmë të abuzohet mbi djersën tuaj

Drejtuesi Politik i PD i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, u takua me naftëtarët për të diskutuar për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë. Bardhi ka diskutuar për statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %.

Mesazhi

Besimi i naftëtarëve, privilegj dhe detyrim!

Kandidati ynë Ledion Çala kishte organizuar një takim me kolegët e tij që punojnë në sektorin e naftës, ku me shumë kënaqësi u bashkuam për të dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre. S’duhet të punosh një ditë si naftëtar dhe të kuptosh sa e rëndë është puna e tyre dhe sa pak të shpërblyer janë! Ndava me naftëtarët shqetësimin për të rishikuar statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. Dhe ne do ta bëjmë këtë menjëherë! Çdo vendim që prek jetën e naftëtarëve do të merret vetëm në konsultim direkt me ta.

Statusi i rishikuar dhe zbatimi i plotë i tij, pa zvarritje nga agjencitë qeveritare, do të njohë vështirësinë në punë dhe do të përcaktojë pension të lartë për profesionin e naftëtarit. Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës. Shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për PD dhe, jam i nderuar, të mbroj të drejtat e tyre!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim!  Voto nr. 1.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …