Denoncimi i Këlliçit: Kioskat kanë mbirë si kërpudhat nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës!

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka denoncuar vendosjen e kioskave në bulevardin “Zogu 1”.

Këlliçi shkruan se në këtë zonë këmbësorët nuk kalojnë dot në trotuare pasi janë të bllokuar tërësisht nga bar-kafet.

Ky fenomen ka betonizuar tërësisht Tiranën.

“Banorët e Tiranës Denoncojnë!

Në fillim të mandatit të parë të tij, Veliaj u zotua se nuk do të vendoset asnjë kioskë nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës si dhe nuk do të jepet asnjë leje për betonizimin e Tiranës, por në fakt, ky ishte thjeshtë një premtim ekektoral, pasi në realitet ai bëri të kundërtën e asaj që premtoi.

Kioskat në bulevardin “Zogu 1” kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, i gjithë segmenti i këtij bulevardi është pushtuar nga kioskat dhe bar-kafet. Njerëzit nuk kalojnë dot, pasi njëra anë e trotuareve është bllokuar tërësisht.

Fenomeni i kioskave dhe bar-kafeve pothuajse është kudo nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës. Ky fenomen, krahas dhënies së lejeve të ndërtimit pa kriter, ka betonizuar tërësisht Tiranën”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi ia plas në fytyrë Batonit: Mashtrues, ke marrë para nga inceneratorët!

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut mes Belind Këlliçit …