Noka në Korçë: Programi ekonomik i PD do të ringjallë tregjet, do të rrisë konsumin dhe prodhimet…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takime në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ekonomia ka qenë në qendër të takimeve të  Noka në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Por në mënyrë të veçantë në Korçë.

Në Korçë ai pa nga afër gjendjen dramatike ekonomike të qytetarëve. Noka takoi tregtarët si edhe konsumatorët të cilët kishin prekur tashmë fundin e mbijetesës.

Bashkë me drejtuesin politik të Korçës Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, z. Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.

“Ja ku jemi tek tregu i fruta – perimeve në Korçë.

Tregu i gjithi ngjan me një shkretëtirë. Tregtarët kanë mbledhur në arkat e tyre vetëm qindarka. Tregtarët që ankohen se fuqia blerëse në Korçë ka shkuar në minimumin e saj historik për shkak të shpopullimit. Kanë mbetur vetëm pensionistët të cilët nuk as fuqi blerëse. Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë. Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë ZERO TAKSIME. Do të krijohet prodhimi “Made in Albania”, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar.

Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë. 1 shat!”, tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në Korçë.

About Redaksia

Check Also

Sorrat mediatike të Ramaduros vajtojnë me kujë për FOX NEWS!

Nga Petrit VASILI Qesharake gjer në dhimbje këto sorrat mediatike të Ramaduros. U torturuan duke …