Spahia: Çmimet e larta varfërojnë shpqiptarët, krejt e kundërta pak km larg Shkodrës në Mal të Zi!

Kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia, në një video të publikuar në Facebook, shprehu shqetësimin e thellë për situatën dramatike ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ai theksoi se, shqiptarët po vuajnë pasojat e një keqqeverisjeje të gjatë, që për 12 vite me radhë ka sjellë vetëm taksa të larta, abuzime me çmime dhe varfëri të thelluar.Spahia vuri në dukje kontrastin e fortë me fqinjët tanë në Mal të Zi, si një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie.

Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për një ndryshim të domosdoshëm, që mund të vijë vetëm përmes Partisë Demokratike dhe alternativës së saj më 11 Maj.

Postimi

Shqipërinë dhe Malin e Zi i ndan një distancë prej pak kilometrash, por realiteti që jetojnë qytetarët shqiptarë është më shume se dramatik, kur flitet për ekonominë. Shporta ushqimore në Shqipëri varfërohet çdo ditë, për shkak të çmimeve të kripura dhe abuzimit që ndodh haptas. E njëjta situatë edhe me karburantin, e shumë produkte të tjera bazike.

Ky nuk është thjesht një krahasim çmimesh, është një pasqyrë e dështimit ekonomik të një qeverie që prej 12 vitesh ka rritur taksat, ka toleruar abuzimin me çmimet dhe ka përdorur pushtetin për të varfëruar qytetarët. Ky realitet i hidhur është një thirrje e fortë për ndryshim, që vetëm Partia Demokratike dhe programi i saj mund ta sjellë. Prandaj në 11 Maj shkodranët dhe shqiptarët do të votojnë masivisht nr.1.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …