Video/ Qindra qytetarë dalin te Rruga e Arbrit dhe presin kryetarin e PD, Berisha

Përgjatë gjithë rrugës së Arbrit qindra qytetarë kanë dalë me automjetet e tyre për të pritur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për takimin elektoral që do të mbahet në Dibër.

Në një moment përgjatë rrugës lideri historik i të djathtës ka surprizuar mbështetësit, teksa kryedmeokrati Berisha ka zbritur nga automjeti i tij për t’u përshëndetur me ta.

Radha e gjatë e automjeteve, disa prej tyre të mbuluar nga flamuri i PD dhe flamuri kuq e zi, është shoqëruar edhe nga të rinjtë që presin ardhjen e liderit demokrat, teksa përshëndesin edhe kalimtarët me përshëndetjen demokrate.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …