“Donte të pinte kafe pa kamerat”, Rama e pranon, si e largoi me lezet Vrenozi

Ilir Vrenozi një njeri me dinjitet që e ka detyruar Ramën të pranojë se e kishte ftuar për kafe, por nuk kishte pranuar.

“Mu lut 7 minuta, i thashë nuk bëhet, unë nuk jam si ato çupat e Vlorës. Unë i them do te shpiem në 5, ky thotë do të vij në shtëpi…” thotë Vrenozi në rrjetet sociale.

Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.

Rama tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.

“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti më the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.

Ilir Vrenozi: Sot më bie telefoni dhe ishte Niko Pelshi, më pyeti ku je, në shtëpi i thash dhe më tha foli pak këtij mikut tim tha. E më tha ai mua, e mo Vrenoz si të kam, mbeta unë disa sekonda. Më tha jam simpatizant i videove tua. Tani unë e shaj atë dhe ai është prap simpatizant dhe më foli sikur jemi shok prej 30 vitesh. Më kapi një si trullosje, se sado të flasësh me kryeministrin. Më tha jam në Pogradec dhe për pak vij në Korçë dhe dua të pij një kafe në privatësi me ty pa kamera. Heshta unë disa sekonda dhe i thash nuk bëhet.

Edi Rama: Vrenoz ja ku më ke. Ti me tënden je në rregull, unë kam edhe dëshmitar se nuk ishim vetëm kur folëm, por halli ishte me ata çyrykët e tu që u lëshuan jo donte ta blinte Rama, jo ja përplasi derën në fytyrë Vrenozi. Që unë jam tifoz i videove të tua këtë e dinë shokët e tu dhe të mitë, por që unë se dija që Nikua fliste me ty dhe ishit dhe miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe në Pogradec dhe më tregon videon e njërit atje dhe pash që e pëlqeje dhe ti këtë person dhe kështu u hap muhabeti jot dhe ai më tha se flet me ty dhe i thash merre njëherë në telefon.

Ilir Vrenozi: Unë i thashë e vlerësoj meqënëse po më fton kryeministri, po unë nuk pijë kafe nëpër kshu vende, unë jam qytetar dhe dera ime e shtëpisë është e hapur.

Edi Rama: Unë të thash a më takon ti mua apo ke hall se të turret partia dhe ti the jam i djathtë, por s’jam anëtar partie, jam njeri i lirë. Ishte në siklet dhe të thash dua të takojë, por s’dua të vë në pozitë.

Ilir Vrenozi: Unë në shtëpi tha nuk do të vijë tani, por pas 11 majit. Unë doja ti thosha pas 11 majit do të çojmë tek 5-sa.

Edi Rama: Që të jemi të saktë më the derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit po unë se kam shtëpinë në gjendje të mirë. Dhe unë të thash se kam problem këtë dhe në shtëpi do të vij pa të pyetur pas 11 majit. Sa për 5-ën dhe unë dakord me ty jam dhe unë 5 dua, në pesa.

Ilir Vrenozi: Më tha kam dëshirë që të vish në podcastin tim dhe i thash jo.

Edi Rama: I thash vjen ti Vrenoz në podcastin tim dhe nuk më kujtohet të më kesh thënë jo, një analizë të zgjedhjeve do ta bëjmë ne bashkë pas 11 majit.

Ilir Vrenozi: Më tha këtë, dëgjo më tha nëse do ishte nga ana jonë do të kisha futur në listë të mbyllur në Korçë dhe unë qesha thash, ku kam shkollë unë. Ai më tha, se mos kanë këta më shumë, sidomos ai Nallbati i Bilishtit, ti më tha je më lart se ata. Më fliste sikur më kishte shok.

Edi Rama: Saktë me një ndryshim, nuk thash po ti ishe ti nga ana e majtë, por po të isha unë nga ana e atyre që e kanë bërë atë palo listë, për mua asnjë në listën e Korçës nuk vlen sa ti, ti ke një gjë s’je çyryk. Nëse ata do të kishin aftësinë tënde kritike për partinë e tyre si ty, s’do ishin sot të zhytyr në llumrat e kënetës.

Ilir Vrenozi: Kam 12 vite që e shajë dhe kuptova këtë derisa trokiti në dritaren e Vrenozit, kjo tregon se ata kanë frikë dhe Vrenozi e refuzoi dhe e mbylli Rama. Imagjino tani të dilte me një status Edi Rama, në Korçë po pi kafe me Vrenozin.

Edi Rama: Unë sa e kam hapur me ty nuk e kam mbyllur, shyqyr që gjeta këtë linjë se dija që flisnin me ty këta. Ne 5-sa më ke mua, ata të tutë do të dalin si mos më keq nga kjo garë dhe do të vij në shtëpi me 5 trëndafila ma hap derën ose jo, atë e di ti.

About Krye Redaktor

Check Also

SHBA reagon për zgjedhjet: Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi, zgjedhësit duhet të votojnë të pa intimiduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të …