Lideri i opozitë, Sali Berisha e vlerësoi investimin e fabrikës Lajthiza si investimin më të madh në zonë pas atij të Fierzës.
Ai tha se, fabrika Lajthiza investimi më i madh në këtë zonë pas Fierzës. Do bëjmë gjithçka që pasuritë e këtyre zonave, të kthehen në vlera.
Berisha: Ne do bëjmë gjithçka që të nxisim fëmijën e tretë.
Do bëjmë gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri.
Ka ardhur koha që për të shpëtuar vendin, ne duhet të bëjmë disa ndërhyrje shumë të fuqishme që të kthejmë pllakën.
Nuk ka vend më të pasur se ky vend.
Dua të përgëzoj shumë përzemërsisht Hajri Elezin, të gjithë stafin e sipërmarrjes së tij, i cili në një zonë nga më të thellat në kuptimin e distancave dhe në kushte më të veçanta ka ndërtuar këtu në Qafë të Malit, Lajthizë një nga sukseset e mëdha të biznesit shqiptar.
Kam ardhur këtu vite më parë dhe kam vizituar fabrikën e fillimit të këtyre punimeve, por ndër vite Hajri Elezi ka arritur të investojë 80 mln euro dhe të krijojë një nga fabrikat që në disa aspekte është më moderne dhe më e madhja në Ballkan, në disa linja.
Është me të vërtetë një punë e jashtëzakonshme që ky sipërmarrës, një guxim i madh që dëshmuar dhe ka bërë.
Natyrisht vështirësitë kanë qenë të shumta, por një nga vështirësitë më madhore, largimi i popullatës, i të rinjve dhe punëtorëve.
Punëtorët i merr nga Shëmria, Fushë Arrësi, por edhe nga vende të tjera, sepse të rinjtë kanë emigruar.
Ne do bëjmë gjithçka, së pari për të lehtësuar edhe më shumë këtë sukses spektakolar, këtë investim, që është më i madhi, pas Fierzës ky është investimi më i madh që bëhet në këto zona.
Do bëjmë gjithçka që pasuritë e këtyre zonave të kthehen në vlera të cilat përfitojnë banorët, qytetarët e Shqipëria. Hajri Elezi ujin e famshëm të Lajthizës, e ka bërë të famshëm tani në Ballkan, Europë dhe botë.
Puka ka potenciale të tjera shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore dhe i garantoj banorët e këtij rrethi se do të bëjmë gjithçka për punësimin, rroga më të mira, prodhim dhe vetëm prodhim, e turizëm.
Ka potenciale shumë të mëdha.
Këta janë linjat e teknologjisë më të fundit. Ka diversifikuar produktet, siç e patë të shumëllojtja. Imagjinoni ju, çfarë shijesh kanë ato ingredient të bashkuar me ujin e Lajthizës, të hatashëm. Ky është misteri i Lajthizës.