CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha mban një minut heshtje në nderim të Papa Françeskut: Krishtërimi dhe njerëzimi humbën një kolos

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Papa Franceskut, ndërsa ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Atit të Shenjtë, në takimin elektoral në Pukë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Krishterimi dhe njerëzimi, me vdekjen e Papa Franceskut, humbën një kolos.

“Qytetarë dhe qytetare të Pukës.

Vëllezër dhe motra.

Zonja dhe zotërinj.

Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh.

Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi.

Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot.

Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi.

Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare.

Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun.

I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …