CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Berisha: Skapi nuk heton aferat 630 milionë euro të Edi Ramës, por përdoret për të goditur opozitën!

Kryetari i PD, Sali Berisha nga SPAK ka akuzuar këtë të fundit, se nuk heton aferat korruptive të Edi Ramës, që kapin shifrën e 630 milionë eurove, por përdoret për sulme ndaj opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme pas paraqitjes në këtë strukturë, Berisha tha se, SPAK duhet të merret me Ramën dhe kabinetin e tij, e jo me opozitën që deri më sot ka depozituar prova për korrupsionin qeveritar.

Berisha ftoi çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësië nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kunërshtarët politikë.

Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë.

Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.

Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt.

Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.

Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

Ftoj shqiptarët të pyesin Skapin ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Të pyesin Skapin pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 milionë euro pa vënë asnjë tullë.

Pse nuk është marrë në hetim, ose në ndjekje, asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrë të raportonte çdo muaj për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston.

Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht, dhe pastaj i ndau me të tjerë.

Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 milionë euro për anijet fantazmë, Tigrat e famshëm të Belindës.

Pse Spaki nuk heton Edi Ramën dhe Ballukun për këto para të vjedhura?

Ku kanë shkuar 120 milionë euro të checkup dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Edi Rama për paratë që i ka dhënë financueses së tij, Vilma Nushi.

Kush mori 60 milionë euro të korrupsionit të tunelit të Llogarasë? I ndanë së bashku me Lubinë, apo i mori Rama kryesisht?

Pse Skapi nuk heton për 110 milionë euro që mori Beketi për shkak të mbylljes nga Edi Rama të Agon Channel.

Po mbi 105 milionë euro humbjet e Air Albania ku kanë shkuar?

Pse nuk hetojnë Edi Ramën që paguan nga paratë tona të gjithë atë luks dhe qejfe personale?

Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm këto skandale që përmenda, kapin shumën 630 milionë euro të grabitur nga Edi Rama e kompani.

Nuk janë llogaritur këtu 33 milionë euro toka e vjedhur prej tij në Gjipe prej 224 mijë metër katrorë.

Nuk janë llogaritur këtu 38 mijë metër katror që i dha të vëllait duke ua marrë pronarëve tek Rrapi i Treshit.

Nuk janë llogaritur këtu sarajet e Surrelit me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha, as dhe parku 8300 metër katrorë.

Këto pyetje presin përgjigje me datën 11 maj nga mbarë qytetarët shqiptarë. Do të marrin përgjigjen më të shkëlqyer nga qytetarët më 11 maj me votën e tyre të lirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …