Deputeti i Partisë Demokratike Kurbin, Kastriot Piroli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas deklaratave së kryeministrit Edi Rama me gratë dhe vajzat në Lezhë, se kush nuk voton PS-në, është çyryk.
Piroli shkruan se në 11 maj, Rama do të marrë përgjigjen e duhur, pasi po sillet si një bandë që ushtron presion mbi administratën.
Reagimi
Dënoj me forcë shfaqjen e turpshme shtetërore te organizuar nga kryeministri Edi Rama.
Një shfaqje ku Edi Rama kërkon mbështetjen e votueseve femra dhe njëkohësisht shan fëmijet e tyre duke iu thënë se kush nuk voton Partinë e tij është çyryk.
Edhe ne që votojmë Partinë Demokratike, bij nënash jemi.
Zonjat e Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës janë zonja të hekurta që i rrisin fëmijët e tyre për t’i dalë Zot atdheut.
Të nderuara zonja, e di shumë mirë se keni shkuar në atë takim prej hallit, se ju kanë ushtruar presion me vendet e punës. E di shumë mirë që keni ardhur me autobuza nga Tirana, Shkodra, Durrësi e gjithë institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Mposhteni frikën të nderuara zonja dhe zonjusha, nuk do jetojmë gjithë jetën nën terror e presion nga pushteti dhe shteti.
Me 11 maj t’i japim përgjigjen e merituar kësaj bande që ushtron presion mbi administratën.