Nga Ndriçim KULLA
Eksodi ka qenë shqetësimi më i madh që Shqipëria i ka shkaktuar Bashkimit Evropian pas vitit 1990. Madje mund të thuhet se Bashkimi Evropian priti që Shqipëria të kalonte një periudhë disavjeçare pa eksod, pas vitit 1997, kur ndodhi eksodi i fundit i madh, që të niste seriozisht procesin e integrimit të vendit tonë, me hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim
Asociimit, dhe që u finalizua në 2006. Bashkimi Evropian na e dha të drejtën e lëvizjes së lirë vetëm pasi kaloi një kohë e gjatë nga eksodi i fundit masiv, 13 vjet.
Ka një dallim të madh midis eksodeve që kanë ndodhur në Shqipëri në fillim të tranzicionit, deri në vitin 1997 dhe eksodit të fundit, nga 2015 deri sot. Eksodet e mëparshme kanë ndodhur në kushtet e mungesës së lëvizjes së lirë për shqiptarët jashtë vendit. Eksodi i fundit ndodh në kohën kur shqiptarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Prandaj eksodi i fundit është më i rëndë, më i frikshëm se eksodet e vitit 1991 apo të vitit 1997. Shqiptarët që po largohen sot nga vendi nuk janë ata të vitit 1991, as ata të vitit 1997. Në eksodet e mëparshme janë larguar qytetarë të një vendi i cili nuk kishte nisur akoma negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Me eksodin e sotëm po largohen qytetarët e një vendi që ka hapur negociatat me Bashkimit Evropian dhe që tashti është bërë edhe kandidat.
Rreziku më i madh i eksodit të ditëve të fundit është që tashti Bashkimit Evropian i është ngjallur dyshimi i thellë se mos integrimi i Shqipërisë, me dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE, ka ecur më shpejt se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri, gjë që reflektohet në sjelljen e qytetarëve. Se qytetarët nuk largohen masivisht nga një vend i mirëqeverisur. Kjo gjë do të ketë edhe një kosto të madhe në procesin e integrimit të vendit. Sot në Shqipëri po kërkohet me të madhe faji për eksodin e fundit.
Qeveria, e cila pak kohë më parë kur ishte fjala për meritën e marrjes së statusit të vendit kandidat, e drejtonte gishtin nga vetja, tani që është fjala për të gjetur fajtorin e drejton gishtin nga opozita, e cila paska qeverisur keq kur ishte në pushtet dhe pasojë e kësaj qeverisjeje të keqe na qenka eksodi i fundit. Nuk dua këtu të mbroj qeveritë e mëparshme, kam patur shumë kritika edhe për to, për të cilat edhe kam mbajtur qëndrim në atë kohë, por logjika të thotë se, nëse qeverisja e para 23 qershorit 2013 do të kishte qenë aq e keqe sa të bëhej shkak për eksodin, atëherë ky eksod do të ndodhte sa kohë që ajo qeveri ishte në pushtet, jo sot rreth dy vjet më vonë. Pra dallimi është aty dhe s’ka aspak nevojë të mbrohet.
Në qoftë se eksodi ka si shkak qeverisjen e keqe, atëherë qeveria e sotme duhet ta kërkojë fajin te vetja, se ata qytetarë që e ndjejnë veten aq të prekur nga qeverisja e keqe sa për të braktisur vendin, nuk vonohen kaq shumë që ta bëjnë këtë gjë. Por do të ishte një shpjegim i thjeshtë që fajin për eksodin ta shikoje edhe tek qeverisja e djeshme, apo edhe si faj të përbashkët me qeverinë e kaluar. Se faji për eksodin e sotshëm është shumë i thellë në brendësinë e qeverisjes së sotme.
Qeveria e sotme, pra e kohës kur ndodh eksodi, ka tërë pjesën e fajit, për shkak se u teprua me disa masa shtrënguese të cilat në origjinë qenë politika të drejta, por që si çdo gjë që teprohet mund të arrijë efekt të kundërt. Por kur kërkojmë fajin për eksodin bëhet fjalë për një problematikë më të madhe se masat shtrënguese , që ka të bëj me lirinë , me shëndetësinë me drejtësinë, konkurrencën, me kulturën me arsimin dhe me shumë tipare të një jete demokratike që filluan ti mungonin nga viti në vit gjatë këtyre 12 vjetëve Shqipërisë Të gjitha qeveritë kanë dashur që t’i bëjnë shqiptarët që hera herës të ngopen me lugën bosh të integrimit, duke i mbajtur me shpresën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kur gjërat do të rregulloheshin si me magji. Por shumë transformime janë bërë të cilat kanë mbajtur në këmbë normalitetin, megjithë pritëshmëritritë. Shqiptarët sikur u mësuan me këtë imazh të Tokës së Premtuar dhe përpiqeshin ta rregullonin jetën në vendin e tyre, si të mundnin, kur qeveritë nuk i shtrëngonin shumë.
Eksodi biblik ishte një udhëtim drejt Tokës së Premtuar i njerëzve që kishin shpresë. Por për ata që ishin nisur në këtë udhëtim ishte marrë një vendim që nuk do ta shkelnin vetë këtë tokë. Vetëm pasardhësit e tyre do të kishin mundësi ta bënin këtë gjë. Kështu kishte vendosur Zoti. Por këtë gjë e dinte vetëm lideri i atyre që ishin nisur në këtë eksod, Moisiu. Nëse ai do t’ua tregonte edhe të tjerëve, e gjithë ndërmarrja do të dështonte patjetër. Shqipëria e pas vitit 1990 shpalli si objektiv integrimin në Bashkimin Evropian, pra e shpalli BE-në si Tokën e Premtuar.
Liderët tanë i dhanë shpresë popullit. Por ndërkohë shqiptarët nuk kishin lirinë e lëvizjes. Prandaj shqiptarët nuk kishin as besim te liderët, as durim sa të arrihej ky objektiv dhe Shqipëria të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian, duke gëzuar një nivel mirëqenieje afër mesatares së tij. Nuk qenë as të bindur se kjo gjë do të arrihej sa kohë që ishin gjallë ata. Për këtë arsye pati disa eksode masive, nga deti, nga toka, i fundit prej të cilëve ndodhi në 1997. Shqiptarëve iu tregua një Tokë e Premtuar, por nuk iu ngjall shpresa se do ta arrinin atë. Shpresa u krijua pak nga pak më vonë, me veprime të përbashkëta të qeveritarëve tanë dhe të zyrtarëve të lartë të BE-së që vizituan Shqipërinë, dhe u bë e prekshme me fitimin e së drejtës së lëvizjes së lirë.
Eksodi i fundit është një shenjë se ka nisur të thahet pikërisht lulja e shpresës, e kultivuar me aq mund dhe së cilës nuk ia kemi ditur vlerën sa duhet. Por fakt është se u ngjall një shpresë në këtë vend për një periudhë kohe. Zhgënjimi nga vështirësitë ekonomike sigurisht që është shkaku kryesor i eksodit të fundit. Por nuk është i vetmi. Se njeriu është dhe një qenie kulturore. Ai ka edhe stomak, por edhe shpirt.
Stomaku ushqehet me bukë, shpirti ushqehet me kulturë. Lipset të mendohet për të dyja aspektet e mirëqenies, asaj materiale dhe asaj kulturore. Se ata që ikin janë kryesisht të rinjtë, të cilët janë brezi që ka nevojë për t’i forcuar rrënjët kulturore që e lidhin me vendlindjen. Prandaj ka nevojë për politika zhvillimi të dyfishta, ekonomike dhe kulturore. Se njeriu i ushqyer me kulturë ka më tepër lidhje me vendin dhe është më i prirur për të shfrytëzuar çdo mundësi që ta ndërtojë të ardhmen e tij këtu. Njeriu i paushqyer me kulturë, pa rrënjë kulturore, e braktis vendin shumë lehtë, se me të nuk e lidh asgjë veç nevojave materiale.