Denoncim i kandidatit të PD, Atird Hoxha
Është e papranueshme dhe e dënueshme që Zyra Vendore Arsimore Vlorë të detyrojë fëmijët që, në ditë pushimi, të dalin për të pritur Kryeministrin, në kuadër të një aktiviteti të pastër elektoral.
Akoma më absurde është që ai siç beri sot më pas i orienton ata që të kërkojnë në Google fotografitë e tij nudo, një akt i turpshëm dhe i rrezikshëm për formimin e fëmijëve tanë.
U bëj thirrje të gjithë drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe stafit arsimor që të mos bëhen pjesë e këtyre shkeljeve flagrante të ligjit. Respektoni ligjin dhe vetëm ligjin. Përndryshe, do të përballeni me kallëzime penale për shpërdorim detyre dhe shkelje të të drejtave të fëmijëve, sipas Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijës dhe ligjeve shqiptare në fuqi.
Përdorimi i nxënësve në aktivitete politike dhe elektorale është i ndaluar rreptësisht dhe përbën një shkelje të rëndë të etikës dhe të së drejtës për arsim të paanshëm.
Fëmijët nuk janë dekor për pushtetarët. Ata kanë të drejtën të mbrohen, jo të shfrytëzohen për propagandë.