Pensionisti: Edi Rama shpopulloi vendin dhe na varfëroi! Sali Berisha të gjitha premtimet do t’i realizojë!

Pensionisti i Kukësit, theksoi se Edi Rama nuk se çfarë t’i ofrojë më qytetarëve, pasi sipas tij, ka shpopulluar vendin dhe i humbi shpresën rinisë. Ai tha se për çdo pensionist alternativa e duhur për këto zgjedhje është Sali Berisha.

“Unë jam një pensionist që kam bërë 47 vite punë në arsim, jam krenar për ato vite të mira pune ku kam pasur edhe suksese edhe vështirësi. Doktor u ktheve në kohën e duhur por na gjete në mjerim të madh. Kemi besim tek ty dhe do të kesh mbështetjen tonë. Ju bëj thirrje të gjithëve pensionistëve votoni jo për Sali Berishën por për veten tuaj sepse Sali Berisha e mban fjalën i ka dhënë provat. Pas 100 ditëve ne do të jemi më mirë. Unë bëj dy dallime në politikën elektorale.

Ne i kënaqemi kur i dëgjojmë Doktorin me gjithë kandidatët e tij të mrekullueshëm kurse për atë tjetrin më dhëmbin veshët. Ai i gjati merret me gjallesat e llucave dhe të kënetave asnjë premtim kohor. Populli shqiptar nga i gjati nuk e ka dëgjuar deri tani.

Doktori i ka të gjitha me afate kohor dhe të gjitha do ti kryejë. Më e tmerhsmja që e dëgjova kur vajzave dhe motrave dhe nuseve tona burnore që rritën fëmijët e i shkolluan dhe i bënë Inxhiniera Doktora, u tha më falni motrat për shprehjen joshni djemtë dhe burrat që ta na i jepnin votat a e thotë një kryeministër këtë fjalë. Ne që jemi mbi 40 vjet kemi lexuar historinë dhe i dimë politikën e Rankovicit dhe Millosheviçit në trevat e Kosovës për ti shpopulluar. Atë politikë ka ndjekur Edi Rama këto 12 vjet i shpopulloi u humbi shpresën rinisë”, u shpreh pensionisti.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …