I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të PD-së Edi Paloka foli në lidhje me kryeministin Edi Rama, ofendimet e tij në fushatë dhe për arsyen pse i mban gratë afër.
Paloka u shpreh se Edi Rama rrihnte nënën e tij dhe babai i tij Kristaq Rama e mbylli në spital, sepse sillej keq në familje.
“Rama është djali i Kristaqit edhe e kemi kryeministër sot e 12 vite dhe nuk habitem me çfarë thotë Rama. Njerëz të mi shumë të afërt të gjakut kanë pasur lidhje me familjen e Ramës në atë kohë. Që në atë kohë diskutohej dhe fillimisht dëgjova për fatkeqsinë e Kristaq Ramës që kishte dy djem njërin të vogël shumë të mirë, por atë tjetrin çyryk. Kam dëgjuar shpesh kur vinte i afërmi im dhe thoshte ai gomari i Kristaqit prap kishte rrahur Netën mbrëmë. Një njeri që përgjërohet për gratë në Tiranë, por kjo historia që ka rrahur të ëmën dihej në të gjithë Tiranën.
© SYRI.net