CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Shuhet Papa Françesku! Vatikani: Këtë të Hënë Pashke, u kthye në shtëpinë e Atit!

Është shuar në moshën 88-vjeçare Papa Françesku!

Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku u nda nga jeta të hënën e Pashkëve, më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Casa Santa Marta.

Shkëlqesia e Tij, Kardinali Farrell, njoftoi me dhimbje vdekjen e Papa Françeskut, me këto fjalë: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”.

“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij”,njofton Vatikani.

“Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni”, shtoi Farrell.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …