Në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë kanë nisur punimet për shtrimin e rrugëve të brendshme, në atë që banorët e zonës dhe përfaqësues të opozitës e kanë quajtur një “kantier elektoral”. Punimet po zhvillohen në kohë fushate elektorale dhe nuk shoqërohen me asnjë tabelë informuese, siç e kërkon ligji.
Mungesa e transparencës, përfshirë të dhëna të rëndësishme si vlera e investimit, data e tenderimit, afatet e nisjes dhe përfundimit të punimeve, ngre dyshime të forta për përdorimin e këtyre fondeve në funksion të përfitimit politik.
Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, akuzohet për shpërdorim të fondeve publike në periudhë zgjedhore, çka përbën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe atij Penal.
Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e prokurorisë për nisjen e një hetimi penal ndaj kryebashkiakut, për të garantuar ndarjen e qartë mes shtetit dhe fushatës, si dhe për të frenuar abuzimet me paratë e taksapaguesve.
R.SERJANI
Gazeta RD