Berisha: Agjencia e Sigurisë Ushqimore do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive!

Lideri i opozitës, Sali Berisha premton se me qeverisjen e tij siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigurisë kombëtare dhe kërkoi reformim të thellë të sektorit.

Ai theksoi se Agjencia e Sigurisë Ushqimore do të pajiset me kompetenca të plota ekzekutive dhe laboratorët e saj do të jenë ndër më modernët në rajon.Gjithashtu garantoi se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë.

“Ndaj dhe një reformë e thellë e këtij sektori është e domosdoshme. Ky duhet të jetë një sektor qendror në fushën e sigurisë kombëtare. Pra, jo vetëm që siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, por duhet të jetë edhe sektor qendror. Dhe kur them këtë, ky sektor që është në fakt multidisiplinor, duhet të ketë të gjithë mbështetjen dhe financimin, të gjithë transformimin. E thatë ju, që mjekët nuk paguhen. Po të rrinë pa veterinerë ata, kush do i kryejë detyrat? Pra, ne duhet ta marrim në themel këtë sektor. Janë krijuar disa institucione.

Së pari, qendror do jetë institucioni i sigurisë ushqimore, agjencia. Kjo agjenci do të ketë të gjitha kompetencat ekzekutive. Se ai dha dorëheqjen, se tha se nuk kishte kompetenca. Se a kishte kompetenca apo jo, nuk mund të them, por të mbash institucionin qendror pa kompetenca është e papërgjegjshme. Ndaj ky institucion duhet të fitojë të gjithë fuqinë ekzekutive për të përmbushur detyrën e vet. Ky institucion duhet të dalë jashtë çdo politizimi. Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë. Po, nuk ka asgjë më serioze. Siguria e ushqimeve, siguria e ilaçeve.

E thatë ju, jam plotësisht dakord që ligji të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri. Jo. Unë nuk them se bota tjetër është e pasigurt, por Europa është më e sigurt. Unë i ndjek dhe konstatohet se Europa në këtë aspekt është më e sigurt. Është më e kushtueshme, por ia vlen. Kjo është për sigurinë.

Ndaj dhe përveç kësaj, ne sigurisht jemi për liberalizimin e tregut, por laboratorët shtetërore të përgjegjësisë direkte zyrtare do të jenë të pajisur dhe nuk do të ndodhë… Se edhe sot ne kemi mjekësinë, por çfarë po ndodh? E paimagjinueshme, batërdi. Tre ciklotronë të prishuë dhe për diagnozë dhe për mjekim duhet të shkojnë tek privati. Nuk rregullohen sepse qytetari duhet të paguajë te privati. Kjo ndodh tani. E bënë rrugë këta. Jo, shteti do përgjigjet më laboratorët më moderne”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …