Edi Rama po rrokulliset! Mos u ndikoni nga përpjekjet primitive për të manipuluar opinionin

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference tha se, për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës. Berisha tha se, i aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve.

“Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të besojnë vetëm zemrave të tyre, mendjeve të tyre dhe asnjë ndikim nga asnjë përpjekje primitive për të manipuluar opinionin.

Edi Rama po rrokulliset.

Kjo është e vërteta.

Dhe për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës.

I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve.

Këto kisha unë për sot pas një turi të jashtëzakonshëm, siç e keni parë vetë.

Pas një pritje fantastike. Kudo që kam shkuar. Kur thashë edhe njëherë, ana tjetër ka pasur rrogëtarë, njerëz jo të lirë, të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqet tjera si figurina”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn!

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, ka denoncuar kontrastin …