Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të lajmit në media se SPAK ka nisur hetimet për abuzimin me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku janë sekuestruar dokumente e kompanisë ndërtuese “Hill Interna-tional NV”.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi përmen kallëzimin e tij në SPAK për këtë aferë, teksa sipas tij, nga dokumentet e paraqitura provojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro.
Reagimi
Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.
Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.