Si sot 12 vjet më parë, në 2013, isha përsëri në fushatë elektorale, përsëri në Krujë.
Sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Shkelzen Hoxha dhe shumë miq e dashamirë të sportit dhe ekipit të “Kastriotit”, organizuam një ndeshje miqësore për të dhënë mesazhin se sporti është ushqim i shpirtit dhe i trupit.
Sot, KRUJA NUK KA MË STADIUM, që prej 2015!
Ashtu siç nuk ka Gjykatë, Prokurorti, zyrë Hipoteke, zyrë tatime e taksash etj….
Ish-Stadiumi i “Kastriotit” të Krujës, është një fushë plehrash ku kullosin qentë rrugaçë, e shkallët e tij i kanë mbuluar ferrat…
12 vjet SHKATËRIM i çdo gjëje të ndërtuar, me një urrejtje që as pushtuesi e as komunizmi nuk e ka demonstruar për Krujën…
Me 11 maj, NGREHUNI DHE BJERUNI!!!
#Voto_1
[❤️] SHQIPËRIA MADHËSHTORE [❤️]