Berisha: Studentëve do t’u hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet ose do hiqet tarifa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë ndihma për studentët dhe rinisë shqiptare.

Sipas tij, një seri masash do të ndërmerren për të përmirësuar kushtet për studentët, duke filluar me heqjen e mesatares si kriter për pranimin në universitet. Berisha shtoi se do të vendoset një bursë 200 euro për studentët dhe tarifa universitare do të përgjysmohet ose eliminohet, në varësi të fakultetit.

Për studentët, së pari hiqet mesatarja, e vendosur si Shpatë Demokleu mbi ta për të përjashtuar nga e drejta e universitetit të paktën 60 përqind të maturantëve.

Së dyti, vendoset bursa 200 euro.

Së treti, tarifa përgjysmohet ose hiqet sipas rastit në çdo fakultet.

Së katërti, pas mbarimit, punësimi i të diplomuarve do të jetë përparësia më e madhe.

Një vit do paguajë qeveria sigurimet shoqërore çdo punëmarrësi për një të ri.

Grant për strehimin e çifteve prej 30 mijë euro.

Grante dhe kredi të buta për të rinjtë që do fillojnë startupe dhe biznese të vogla.

Për ne, objektivi më kryesor është që të rinjtë shqiptarë të vendosin të ndërtojnë në Shqipëri ëndrrën e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri ka kërkuar impenjim nga të gjithë në …