Berisha: Arben Rakipi një mafioz që përdor Magjistraturën për bizneset e tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e çështjes së drejtësisë për shqiptarët, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të mëdha që ka përjetuar ky popull.

Berisha, ka denoncuar Arben Rakipin, duke e cilësuar atë si një individ që ka shfrytëzuar Shkollën e Magjistraturës për të përfituar përfitime personale dhe biznesesht të paligjshme.

“I dashur Bedri, çështja e drejtësisë është çështja më themelore që kanë shqiptarët dhe që për fat të keq e kanë realizuar vetëm ata që kanë të bëjnë me drejtësi.

Pra, shqiptarët kanë humbur tërësisht të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë.

Quhet proces ligjor i drejtë ai proces që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme,

Një proces ligjor në gjykata, që kërkon 15 vite, siç kërkon sot në Shqipëri, është një proces ligjor i vonuar, inekzistent.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Këtë përjetojnë sot të gjithë shqiptarët.

Sot janë në sistemin e drejtësisë në të gjitha shkallët 230 mijë dosje. Ato duan të paktën 20 vite dhe po vijnë duke u rritur.

Është një situatë që tejkalon çdo lloj realiteti në një vend të botës. Nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri.

Reforma e Xhorxh Sorosit kaq shumë e lavdëruar nga sorosizmi, ishte shkatërrimi përfundimtar, ose mohimi përfundimtar i të drejtës së shqiptarëve për të pasur një proces ligjor.

Ne kemi shpallur dhe shpallim se rikthimi i kësaj të drejte, se garantimi i procesit ligjor për shqiptarët është një nga detyrimet tona më madhore.

Ne po bëjmë përgatitje, jemi në kontakt me personalitete të shquara botërore në fushën e të drejtës.

Si qeveri do vendosim bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias dhe t’u japim përgjigje më të shpejtë të mundshme të kësaj situate asgjësuese të një drejte themelore për shqiptarët, e drejta e procesit ligjor.

Me gjithë vështirësitë që paraqet, jam optimist.

Janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në universitetet më të mira të Europës dhe botës për drejtësi, por i kanë dyert e mbyllura, nuk mund të hyjnë në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, sepse duhet të kalojnë shkollën e Rakipit.

Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij. Këto do marrin fund pas 11 Majit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri ka kërkuar impenjim nga të gjithë në …