Lideri i opozitës, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, u shpreh se, gjatë mandatit të ardhshëm çështja e pronësisë do të marrë përgjigje përfundimtare.
Ai theksoi se, gjatë 12 viteve të kaluara janë zgjidhur vetëm 800 dosje pronësie, por në 4 vitet e ardhshme garanton që çdo pronar do të marrë tokën e tij, ose do të kompensohet me tokë tjetër apo me vlerën e tregut të saj.
“Gjatë mandatit që vjen, çështja e pronësisë do marrë përgjigje përfundimtare. Në 12 vite janë zgjidhur gjithsej 800 dosje pronësie, në 4 vite unë garantoj pronarët, se çdo pronar ose do të marrë tokën që ka patur, ose do të kompensohet me tokë, apo me vlerë tregu të saj, me para.
Të gjitha legalizimet pa përjashtim do të jenë falas pa asnjë lek, dhe lejet e legalizimit do të shndërrohen në tapi në 11 ditët e para të qeverisë së ardhshme.
Ne nuk bëjmë kurrë urbanizimin para legalizimit, ne bëjmë legalizim para urbanizimit dhe në këtë kontekst legalizimi do të jetë falas dhe çdo dokument leje, legalizimi që ju dispononi do të njihet si tapi me një dekret të veçantë”, tha Berisha.