Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar lidhjen mafioze të vendosjes në kontroll të plotë të prokurimeve publike nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili thekson se Drejtori i Përgjithshëm i Prokurimeve, Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit).
‘Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës (vajën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme’, thuhet në denoncim.
Postimi
Ja si i vuri Lubi Balluku prokurimet në kontroll të plotë!
Denoncohet lidhja mafioze e Lubi Ballukut me Jonaid Myzyrin, Drejtorin e Përgjithshëm të Prokurimeve dhe Arbër Abazin (dhëndrin e motrës së Lubisë)!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Përshëndetje Dr. Desha të jap një info që këto mediat nuk po e japin. Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit). Nga aty ka shkuar drejtor i prokurorimeve. Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës (vajën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore