Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se sektori i rilindjes po bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, duke qenë të vetëdijshëm për urrejtjen e thellë që shqiptarët ndiejnë ndaj tij.
Ai theksoi se partia e tij është angazhuar fuqishëm për transparencën e procesit të votimit dhe se vitin 2025 do të jetë momenti i ndryshimit të madh, kur qytetarët do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë.
“Sekti rilindja ka dëshirë të bëjë çdo gjë, mbasi e dinë se urrejtja e shqiptarëve ndaj tij është e pakufishme. Por ne po bëjmë gjithçka për transparencën e votës tuaj dhe unë kam bindjen se viti 2025 të dashur miq, do të jetë viti juaj, viti në të cilin ju me vullnetin tuaj, përcaktoni fatin e Shqipërisë, ndryshimin e madh.
Ne po merremi me intensitet me këtë probleme. DHL është në reputacionin e postës më të sigurtë dhe prandaj është zgjedhur, por ne po ndjekim me shumë shqetësim që na vijnë nga diaspora dhe po merremi me to”, tha Berisha.