Berisha: Falimenti i fermave do të marrë fund! “Ballkani i Hapur” përfundon në kosh!

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë në Vorë, është shprehur se, do të ndalohet falimentimi i fermave. Sipas tij, ‘Ballkani i Hapur’ përfundon në kosh, ndërsa subvencionet për fermerët do të rriten.

Berisha tha se, falimenti njëri pas tjetrit të fermave në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë dhe kudo. Kjo situatë merr fund!

“Të dashur miq, fermerët e Vorës dhe të mbarë Shqipërisë përjetojnë një pushtim nga mallrat dhe prodhimet e vendeve tjera. Jo se këta nuk janë punëtorë, jo se nuk kanë tokë të mirë, kanë çdo gjë. Por, Edi Rama hapi kufijtë për prodhimet e Shumadisë dhe të Banatës, jashtë çdolloj kriteri bëri që fermeri shqiptar të matet me atë që merr 5 gjer në 8 herë më shumë subvencione.

Pra, vuri garë të pabarabartë dhe krijoi pabarazi ekstreme. Falimenti njëri pas tjetrit të fermave në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë dhe kudo. Kjo situatë merr fund. Ballkani i hapur përfundon në kosh. Çdo fermeri i jap fjalën këtu se, do të 5-fishohet subvencioni për çdo fidan, për çdo njesi prodhimi, për çdo kokë bagëti, dhe aspak me kriteret e deritanishme.

Jo, jo. Për çdo njesi!

Sikundër, në fshat nuk do ketë kurrë pension të pjesshëm, të plotë, apo të çfarë do lloji ndën 200 euro.

Ju jeni një bashki, ku kryetari juaj ka zgjedhur që taksat tuaj që paguani, taksat që paguajnë bizneset e vogla, të cilat nuk kanë taksë qeveritare qendrore, por kanë 10-fishuar taksat lokale, ju garantoj se, ato do të pjesëtohen me 8 ose 10. Nuk do mundet kurrë kryetari i bashkisë të vendosë më shumë se 1% të xhiros taksa për bizneset e vogla.

Për bizneset tjera, tatim fitimi zbret në 10%. TVSH-ja në të tërësi zbret në 15%. Energjia do zbresë në 6 lekë nga 18 lekë që është për kËh. Për banorët, energjia nga 95 lekë zbret në 7 lekë.

Nafta do ketë ulje, të paktën 40%. Nuk do mund të shitet në Shqipëri më ndën plus minus çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë.

Kosova, e merr nga Durrësi naftën dhe e shet 40% më lirë se sa Tirana. Ja ku është Durrësi, ja ku është Prishtina. Kjo sepse, Edi Rama, të dashur miq, 1.1 euro merr për çdo litër naftë. Nuk e bën kush në botë ëktë. Kjo merr fund!

Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës, të cilin e paguani të gjithën ju, do të zbreesi në nivelin fiskal që ka Maqedonia dhe Kosova. Pra, do të mbipërgjysmohet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri ka kërkuar impenjim nga të gjithë në …