Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, u shpreh se fëmijët me diagnozë autizmi do të përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP.

Ai theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri.

“Së pari, do ta ndaj pyetjen tuaj në dy përgjigje. Natyrisht një diagnozë e tillë, përjashton plotësisht detyrimin për tu paraqitur çdo vit në KEMP, në vlerësimin tim.

Së dyti, ana tjetër pozitive është se me mbështetjen tuaj, të babait, nënës, familjarëve, dhe të shkollës, këta fëmijë ecin dhe arrijnë të përfundojnë shkollën, të sistemohen si të tjerët. Ka një kohë në të cilën vërtetë është i nevojshëm KEMP dhe mbështetja dhe një kohë tjetër, kur ju dhe ata do festoni normalitetin e tyre në raport me bashkëmoshatarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gysi thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Vlorën/ Deklarata e avokatit

Avokati Maksim Haxhia ka reaguar në emër të klientit të tij, Ergys Agasi, lidhur me …