Berisha: Ne do u ofrojmë shqiptarëve vendosjen e paneleve diellore me mbështetjen e qeverisë!

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se propozimi i opozitës për energjinë elektrike do të sjellë lehtësira të mëdha për qytetarët shqiptarë. Ai njoftoi se plani i tyre është që të zbresin çmimin e energjisë elektrike në 7 lekë për kilovat, nga 8.5 apo 9 lekë që është aktualisht.

Sipas Berishës, një tjetër hap i rëndësishëm do të jetë ofrimi i mundësisë për vendosjen e paneleve diellore për shqiptarët kudo që ata ndodhen, me mbështetjen e qeverisë.

“Propozimi ynë është ky: ne zbresim rrymën elektrike në 7 lekë kilovati, i cili është sot 8.5 lekë apo 9 lekë.

Së dyti ne do u ofrojmë shqiptarëve kudo që janë vendosjen e paneleve diellore me mbështetjen e qeverisë, për të cilën ata do paguajnë 3 vite energjinë e prodhuar prej tyre si tarifë energjie.

Pas tre vitesh do kenë falas energji falas në shtëpitë e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …