Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka paralajmëtuar banditët e Vorës, Xhabaftët, duke u shprehur se, pas 11 majit do të shpallen organizatë terroriste.
‘Dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu. Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë.
Berisha: Ndaj dhe, të gjitha këto miliarda euro të zhdukura, do bëhet e pamundura për t’ua rigjetur dhe për t’ua rikthyer shqiptarëve. Këta banditë, dhe dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu.
Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë.
Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeri që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij.
Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty.
Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do të jetë e pamëshirë ndaj jush.
Vidhni, plaçkisni me ndihmën e shtetit çdo ditë dhe tani dilni për të trembur qytetarët për vota. Mjerë ju çdo pësoni.
Ua them unë ju. Ju në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni, soji juaj do shpallet terrorist, mbajeni mend këtë.
Miqtë e mi, nuk ka fibër më të fortë, nuk ka guxim më të madh se guximi i qytetarëve të lirë. Të lirë, na bën vota e 11 majit, ndaj dhe të bashkohemi të gjithë të votojmë për Vorën, të votojmë për Shqipërinë.
Ju garantoj se, qeveria do të rindërtojë infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj bashkie.
Garantoj Kasharin se, në reformën territoriale do jetë një bashki, ndër kryesoret e vendit.
Garantoj të rinjtë, të rejat se, shanset për punë, për strehim, për një jetë tjetër do jenë reale në Shqipëri.
Rroftë Vora, rroftë Shqipëria!
Faleminderit!