Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Elbasanit, Armaldo Kllogjeri, i ftuar në emisionin e mëngjezit në Kafe Shqeto në Syri Tv me moderator Flavio Qarrin theksoi se, vetëm vota popullore përmbys çdo regjim.
Ai tha se pushtetarët që fitojnë tenderat me taksat e qytetarëve i tregojnë forcën këtyre të fundit duke ardhur në aktivitete me makina të shtrenjta.
“Unë jam orientuar drejt asaj që t’ia shpjegoj njerëzve t’ju tregoj realitetin se si jemi dhe ku do shkojmë. E di kush është fenomeni që shikojmë, shikojmë që bëhen rrugë në kohë fushate dhe ajo që më bën përshtypje ata që vijnë domethënë ata që fitojnë tenderat vijnë me makina të bukura luksoze.
Kjo është pakt e habitshme sepse ai kur vjen me një makinë luksoze tregon dhe forcën e tij ndaj atyre qytetarëve të cilët e kanë votuar atë pushtet lokal i cili ky pushtet lokal çfarë bën i mbledh taksat një nga një bën tendera brenda vetes së vet ja merr taksat i fut në xhep dhe pastaj shkon i blen me paratë e tyre.
Unë jam i fokusuar në këtë drejtim dhe mendoj se kjo është një metodë pozitive sepse këta njerëz në fund të ditës kur mendojnë se si do ushqehemi ne sot duhet ta mendojnë se si i kanë vjedhur”, tha Kllogjeri.