Pasi vodhi paratë e BE me ministrat e tij, Rama tallet fermerët: Kushdo që jeton në fshat ta harrojë fshatin!

Siç ka vijuar me gjuhën denigruese dhe fyese ndaj burrave, grave, fëmijëve dhe personave me aftësi të veçanta, kryeministri Edi Rama nuk ndalon së ‘lajthituri’ me deklaratat aspak normale që bën gjatë takimeve elektorale.

Si një kryeministër që ka çuar bujqësinë drejt rrënimit e shkatërrimit dhe ka detyruar fermerët të lënë tokat djerrë për shkak të mungesës së subvencioneve nga qeveria e tij në 12 vite, Rama u ka kërkuar fermerëve të mos merren me bujqësinë dhe blegtorinë apo politikat mbështetëse që duhen për ta, por të fokusohen në anëtarësimin e BE-së. Deklaratat e Ramës erdhën gjatë takimit të tij me fermerët në Berat, ku ju bëri thirrje atyre, që t’i bëjnë hyzmetin BE-së dhe jo prodhimit të produkteve shqiptare që fare mirë mund të konkurrojnë në tregjet evropiane.

Por Rama siç duket nuk është informuar se për shkak të politikave të tij të braktisjes së fshatit dhe fermerëve, shqiptarët sot po ushqehen me produkte të kontaminuara dhe të kthyera mbrapsht nga BE, për shkak se janë të papranueshme për konsumatorët e vendeve të tyre.

Edhe pse foli për 300 mln euro investime në vit për fshatin e bujqësinë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama u tall me fermerët,pasi ishte BE që pezulloi investimet në bujqësi për Shqipërinë, pas vjedhjes së fondeve të IPARD nga ish ministrat e tij, Ilir Beqja dhe Frida krifca.

“Janë 300 mln euro në vit për fshatin e bujqësinë. Llogaritini kapacitetet financiare që krijohen. Është historike, besoj shumë që të gjithë ne, kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën dhe të mendojë na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë këtë shans, t’i bëjmë hyzmetin këtij shansi, të bëhemi anëtarë të BE dhe kemi frymëmarrje të re.

Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund t’i lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë. Me këtë vijnë edhe shumë gjëra të tjera, programe ku ne sot s’mund të kemi akses sepse s’jemi pjesë e asaj familje, na mbështesin si fqinj, por kur bëhemi pjesë mbështetemi si anëtarë të familjes”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …