Takim madhështor në Fier! Berisha pritet me entuziazëm dhe brohoritje!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur në mënyrë madhështore pasditen e sotme nga qytetarët në Fier, ku do të prezantoi kandidatët për deputet të qarkut, të cilët garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Mes brohorimave dhe ovacioneve, në sallën e sportit të mbushur plotë e përplotë, qytetarët kanë shpërthyer në momentin e mbërritjes së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Demokratët kishin dalë për ta pritur Berishën tek rreth-rrotullimi i Kolonjës, në aksin Lushnjë-Fier, rreth 10 km para vendit ku po mbahet mitingu.

Kujtojmë se të gjitha takimet e zhvilluara nga kryedemokrati Sali Berisha në qarqet e Shqipërisë ku ka prezantuar kandidatët e PD-ASHM, shqiptarët i kanë rezervuar një pritje madhështore, duke treguar besimin e tyre, se vetëm kreu i PD mund ta bëjë Shqipërinë madhështore.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …