Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kërkuar qyetatrëve dhe demokratëve në Himarë që më 11 maj, t’i rezervojnë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij, më 1992.
Teksa tha se, Ramën po e braktisin në takimet elektorale që zhvillon, duke i kthyer në parody, si një mënyrë për t’u shfajësuar nga fajet e tij, Berisha tha se, vota kundër tij, ofron një mundësi të re për çdo të ri shqiptar në shkollim, në punësim, në sukses dhe në biznes.
Berisha: Miq, ky program synon që paratë e buxhetit t’ua kthejë një pjesë të madhe ju.
Për ta bërë të qartë, Edi Rama këtë vit paraqiti në parlament buxhetin 8 miliardë euro, më i madhi tha në histori.
I gjithi taksat tuaja, pa përjashtim të gjitha janë taksa të biznesit dhe qytetarëve.
Tani do e ndante. Pensionistët 16 milionë.
Ne kishim çuar ligjin në parlament për të vendosur minimumin jetik 200 euro. Jo, tha, biem në humnerë nëse e bëjmë këtë.
Pra e mund të imagjinoni ju se nga 8 miliardë euro, për 760 mijë burra dhe gra që kanë shkrirë jetën e tyre në ndërtimin e Himarës dhe Shqipërisë, la 16 milionë euro.
Dy ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, ndau 1 miliard euro, nga të cilat 500 milionë për pensionistët dhe njerëzit në nevojë. Po, tha, do ua paguaj një muaj në vit qiranë qeveria pensionistëve.
Kurse ky thotë se po të vendosim këtë, biem në humnerë.
Po pse nuk ra në humnerë qeveria e Malit të Zi, e cila në vitin 2013, pensioni në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë, i yni ishte 143 mijë lekë.
Sot pensioni i malazezit është 450 mijë lekë. Ranë në humnerë ata gjë?
Sot rroga minimale në Rumani që ishte më e ulët se në Shqipëri, është dy herë më e lartë se në Shqipëri. Ranë gjë në humnerë ata?
Çfarë ndodh? Të gjitha pasuritë këta i kanë në një grup njerëzish, i ndajnë me njëri-tjetrin, të tjerët janë të përjashtuar.
Problemi është se pensionistët dhe njerëzit nuk u duken këtyre. Për të, i mençuri i dheut ishte Saimir Tahiri, Lubi Balluku, Krifca, të gjithë hajdutët përreth tij që vidhni së bashku me të. Taulanti në krye.
Të dashur miq, ne do i kthejmë fermerit…
U nda buxheti, sa la për fermerët thoni ju? 33 milionë euro nga 8 miliardë. Ndërkohë fermerët punësojnë gjysmë milionë shqiptarë.
Ndërkohë japin 19 përqind të PBB. Dhe u la gjithsej 33 milionë.
220 milionë Kosova. 280 milionë Maqedonia.
Çfarë do bëjmë ne? Do kthejmë paratë tek ju, do jemi të drejtë në ndarje.
Taksat. Ky dyfishoi taksat, ne do i përgjysmojmë.
Paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme për shoqërinë shqiptare se në llogaritë e shtetit
Kjo është pra miq filozofia, realiteti i programit tonë.
Ka dy fushata sot, ka një fushatë si kjo që vijmë dhe paraqesim tek ju çfarë do bëjmë katër vitet në vijim, me llogaritje, me të gjithë seriozitetin që duhet.
Ka një fushatë që del ka tre muaj këneta, këneta, këneta.
Sipas tij, 130 milionët e eurot e djegësit të Tiranës, i mori këneta, nuk i mori Edi Rama me Lubinë dhe Erion Veliajn.
Sipas tij, 120 milionë euro të Beketit, fajin e ka këneta dhe nuk i ka Edi Rama dhe Erion Veliaj që e përzunë nga vendi si rrugeçër atë.
Udhëton me avion 21 milionë euro në dy vite, sipas tij fajin e ka këneta.
Pra përpiqet të mbulojë të gjitha fajet e tij, duke bërë parodi.
Por një gjë do u them miq se tani meqenëse qytetarët e kanë braktisur, tani bën takime me listë, i merr me listë rrogëtarët dhe u thotë, po nuk erdhët, ikët nga vendi i punës.
Unë u them punonjësve të administratës të shkojnë, por të mos e votojnë të keqen e madhe që ka Shqipëria.
Përpiqet me figura të ndryshme t’i bëjë për të qeshur.
Ftoj çdo nënë, çdo motër, çdo zonjë, çdo zonjushe, që në kohën kur ju qeshni, ai ka futur dorën në xhepat tuaj, ai ka futur dorën në paratë tuaja, ai ka futur dorën në të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Ai është një dorë e zezë që nuk ka asnjë kufi.
Prandaj kujdes se ai u vjedh edhe kur ju buzëqeshni.
Ndaj dhe ju ftoj ju, qytetarëve të mençur të kësaj bashkie, me datën 11 maj të votoni ndryshimin si një moment që do sjellë një mundësi të re për çdo shqiptar.
Si një moment që do ofrojë një mundësi të re për çdo të ri shqiptar në shkollim, në punësim, në sukses në biznes.
Të votoni ndryshimin që do sjellë një mundësi të re edhe për çdo të moshuar për një jetë më dinjitoze.
Një mundësi të re për çdo fermer për sukses në fermën e tij.
Për çdo biznesmen të vogël një mundësi për të zgjeruar biznesin e tij.
Për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tij partiake.
Ndaj le ta shndërrojmë ne këtë përpjekje në përjekjen për mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari.
Në përpjekje për një fitore të thellë.
T’i rezervojmë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij në vitin 1992.
Rroftë Himara, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!