Shtyhet seanca ndaj Berishës, avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca paraprake për dosjen Partizani është shtyrë për në datën 5 maj. Shkak për këtë sipas avokatit të Sali Berishës është bërë pasi ata kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, përjashtimi është kërkuar për njëanshmëri të theksuar të vendimmarrjes së gjyqtares.

“Duke ju sjellë në retrospektivë informimin e djeshëm, që ne kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar me të mbrojturit prej nesh për sitautën e krijuar pas vendimit të gjyqtares paraprake lidhur me pavlefshmërinë e kërkimeve tona, ne unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj.

Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe jnë kaos gjyqësor që pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe seanca u ndërpre sipas procedurës, sepse gjyqtarja nuk mund të japë vendim pa u shprehur një tjetër gjyqtar i gatshëm në lidhje me vendimmarrjen e saj”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ 1 milion euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës!

Nga Boldnews.al Gjatë mesit të të qershorit 2025, emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, si …