Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Sarandë, kryetari i degës së Partisë Demokratike, Shpëtim Ahmeti, theksoi se, pas 12 vjetësh të qeverisjes nga Partia Socialiste, Shqipëria ka arritur në një pikë kritike, duke e cilësuar situatën si një humnerë për vendin.
Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës për dështimet në ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, duke shkatërruar institucione kyçe dhe larguar rininë nga vendi.
Ahmeti i bëri thirrje qytetarëve të Sarandës dhe gjithë Shqipërisë që më 11 maj të japin një mesazh të fuqishëm për të mbyllur një kapitull të errët dhe për të sjellë ndryshimin historik, duke mbështetur kandidaturën e Sali Berishës.
“Përshëndetje Saranda Madhështore!
Përulem me mirënjohjen më të thellë për këtë pritje madhështore që i bëjnë burrave të shtetit, Doktor Sali Berishës.
Të nderuar bashkëqytetarë të Sarandës, Ksamilit, Çukës…
Të nderuar demokratë e demokrate të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit.
Të nderuar kandidatë të koalicionit për Shqipërinë Madhështore. E nderuara drejtuese politike, zonja Zhupa.
I dashur Doktor Berisha. Mirose keni ardhur në Sarandën tonë të bukur ku do të fillojë një ndryshim historik.
Vëllezër dhe motra, në vitin 2013, rilindasit erdhën në pushtet me premtime përrallore për Shqipërinë. Por sot pas 12 vjetësh, në pushtetin qendror, me një kryeministër sharlatan dhe 14 vjet qeverisjen lokale, Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen në buzë të humnerës. Rezultatet mizore të kësaj qeverisë rilindëse, tashmë e dinë edhe fëmija në barkun e nënës.
Me veprimet antishqiptare, shpopulluan vendin nga rinia, nga intelektualët. Hoqën trurin e kombit, njerëzit me ekonomi të konsoliduar kanë marrë rrugët e botës.
Kanë shkatërruar institucionet e gjithë ato të Shqipërisë. Policinë e shtetit emëruan të gjithë ministrat trafikantë. Shkatërruan arsimin duke vënë ministra injorantë.
Shkatërruan shëndetësinë duke emëruar ministra hajdutë të cilët vidhnin edhe të vdekurit në varret e tyre.
Shkatërruan ekonominë ku të gjitha artikujt jetikë të vinë nga importi me qëllime djallëzore anti-shqiptare.
Talljet, ofendimet, bullizimet masive qytetare, nuk i shpëtuan as personat autikë.
Këtë 12 vjet mbushën burgjet me trafikantë, hajdutë, e ministra e kryetarë bashkie.
Ta ndalojmë dosën e Rilindjes më 11 Maj, që mos të pjellë më hajdutë.
Shqipërisë i duhet një doktor i mirë që të shërojë këto plagë që kemi marrë këto 12 vjet. Ne jemi sakatepsur, ne jemi plagosur kaq rëndë. Kemi fatin e madh që zoti na ka ndihmuar e na ka dhënë një doktor të mrekullueshëm, një burrë shteti që quhet Doktor Sali Berisha”, u shpreh Ahmeti.