CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

LaCivita poston foton me Trump: Gjithçka filloi këtu! Do punoj deri në largimin e Edi Ramës!

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë”, shkruan ai.

LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.

Disa orë më herët, LaCivita përgënjeshtroi zërat e medieve qeveritare se është larguar nga fushata në Shqipëri, duke theksuar se do punojë deri në largimin e Edi Ramës.

LaCivita është kthyer në makthin e Ramës dhe socialistëve që kur u njoftua se do udhëheqë fushatën shqiptare. LaCivita ishte bashkëstrategu i fitores së bujshme të Trump.

 

About Redaksia

Check Also

Protestuesit: Rama pi verë 25 mijë euro, populli mendohet me çfarë ta skuq vezën

Në mesin e pankartave të shumta që kanë pushtuar bulevardin para Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen njërën …