Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai.
LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.
LaCivita i përdor mjete të tilla komunikimi me publikun më një qëllim të caktuar. Ai kërkon ti dërgojë një mesazh të koduar kreut të qeverisë, Rama për ditët e ardhshme.
Kujtoni se një mesazh të tillë i dërgoi Ramës vetëm një ditë pas Konferencës së Mynihut kur kreut të regjimit ju anullua ojesmarrja në darkën me J.D.Vance dhe Marco Rubio. Rama ishte nisur pasditen e asaj dite për të takuar dy J.D.Vance dhe Rubio po ai u ktye në Shqipëri me bisht ndër shalë.
Vetëm një ditë pas dështimit të këtij takimi, LaCivita publikoi një foto në rrjetet sociale me J.D.Vance ku pas tyre ishte avioni i Trump. Mesazhi edhe atëhere përmes kësaj foto ishte i qartë. Nuk mund të kalosh në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit sepse aty jam unë.
Në kulmin e fushatës elektorale, LaCivita ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe ai ka zgjedhur sërish një foto me Presidentin Trump për ti dhënë një tjetër mesazh të koduar politik Ramës për ditët e ardhshme. Natyrisht do të jetë një goditje kapitulluese. Edhe pak…