Skandali në Elbasan! Bylykbashi: Nxënësit detyrohen të marrin pjesë në takimin e Ramës! SPAK dhe KQZ të ndërhyjnë!

Kandidati i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, ku nxënësit janë detyruar të dalin nga mësimi me urdhër të autoriteteve lokale për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Bylykbashi e ka quajtur këtë akt si një turp të madh dhe një shkelje të papranueshme të të drejtave të fëmijëve, duke theksuar se ky është një përdorim skandaloz i nxënësve për qëllime politike.

Sipas tij, nuk mund të lejohet që të rinjtë të bëhen viktima të manipulimeve dhe presionit politik, veçanërisht kur janë të detyruar të braktisin shkollën dhe mësimin për të mbushur një takim politik.

Bylykbashi kërkon që SPAK dhe KQZ të ndërhyjnë dhe të marrin masat e duhura për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar që vota e qytetarëve të mbetet e pastër nga ndikimet e paligjshme.

Reagimi në rrjete sociale

Po ndodh..!!!

Nxenes te shkollave qe i shkepusin nga mesimi, per te mbushur takimin e Rames ne

ne Elbasan..!!!

Turp..!!!

About Redaksia

Check Also

Video/ Festa 100 mijë euro ku “zgërdhiheshin” Lubi Balluku dhe Kumbaro

Dy netë më parë, në qytetin e vogël të Përmetit u mbajt festivali “Nona”, ku …