Angelika Lang: Ju lutem votoni dhe votoni për Partinë Demokratike!

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Kavajë ku prezantoi kandidatët morën pjesë edhe figura të njohura botërore ne botën e politikës. Ndër to ishte edhe Angelika Lang, Ombudsman nga Suedia.

Lang u shpreh se politika është shumë e rëndësishmë, sepse prek çdo cep të jetës së përditshme dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë demokratët.

Angelika Lang, Ombudsman in Stockholm

Të dashur shqiptarë!

Uau, sa shumë që jeni! Përshëndetje të gjithëve!

Unë quhem Angelica Lang, jam nga Suedia dhe jam këtu në emër të demokristianëve të Suedisë. Politika është shumë e rëndësishme, sepse prek çdo kënd të jetës suaj të përditshme.

Mënyra se si flasin udhëheqësit dhe se si ata veprojnë ka shumë rëndësi. Fjalët dhe veprimet e tyre perkin dhe ndikojnë në të gjithë shoqërinë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që me zgjuarsi, dhe jam shumë krenare që jam këtu me demokratët e Shqipërisë, dhe shpresoj që dhe ju do të bëni të njëjtën gjë pas dy javësh në ditën e zgjedhjeve.

Ju lutem votoni dhe votoni për Partinë Demokratike!

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …