Denoncimi: Shehaj pasi vodhi databazën e partisë së tyre telefonon demokratët për votë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar sërish Agron Shehajn, se vijon të kërkojë vota nga demokratë për partinë e tij, e cila është një patericë e Edi Ramës kundër opozitës për zgjedhjete e 11 majit.

Në postimin e tij në Facebook, Noka ka publikuar një foto-mesazh të një qytetari demokrat, i cili ishte telefonuar nga partia e Agron Shehajt por me numër biznesi.

“Agron Shehaj telefonon demokratët për votë pasi vodhi databazën e partisë së tyre!”, shkruan Noka në Facebook.

Image

Kujtojmë se Agron Shehaj e ka deklaruar publikisht në studio televizive se ai nuk e do rrotacionin politik në Shqipëri, pasi po të donte një gjë të tillë, do të rrinte te PD.

About Redaksia

Check Also

Tjetër reagim i fortë nga SHBA/ Senatorja: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri, duke i bërë …