Edi Rama synon kolektivizim të mendimit

Nga Redin HAFIZI

Lindi si PKSH dhe u shndërrua në PPSH, por u mundua që si kërrmë të fshihej nën ca gërma pa kuptim, por të gjakosura, PSSH. Kryeministri aktual Edi Rama është produkt i diktatorit Ramiz Alia. Ai pretendoi të krijonte opozitën sipas këshillave të Soros, por që i shiste si marrëdhënie me Amerikanët.

Ed Rama, ky psikopat i çertifikuar po kërkon që përmes fushatës së tij të shkatërrojë lirinë individuale të mendimit dhe marrjes së vendimeve, duke synuar kolektivizimin e mendimit dhe futjen e individit në “tufë” të vendimeve kolektive. Rama kërkon që çdo pjesëmarrës në takimet e tij të shohë majtas, djathtas, para dhe mbrapa, të shohë të afërmit dhe familjen duke hedhur tek kushdo mosbesimin tek njëri tjetri duke synuar konfliktin e brendshëm të individit mes të ashtuquajturës e mira kolektive dhe vendimit të lirë të individit. Vetëm liria e individit sjell mbështetjen për një sistem demokratik, ndërkohë që tufëzimi i mendimit si minimum sjell një sistem autokratik dhe në rastin më të rëndë na çon sërish në diktaturë si në kohën kur PS ishte PK.

Lindi si PKSH dhe u shndërrua në PPSh e më pas kërkoi e njëjta kërrmë politike të fshihej nën PSSH. Prosperiteti vjen nga mendjet e lira, ndërkohë që skllavëria ka ardhur nga bindja kolektive. Megjithatë edhe brenda skllavërisë ka patur gjithnjë mendje të lira, por rrallë kanë mbijetuar përballë dhunës së sistemit që diskriminon individin dhe promovon idenë e “tufës” që i binden një grupi psikopatësh që deri dje quheshin aristokratë, më pas u quajtën të bardhët, ndërkohë që shpesh u përdorën përmes shprehjeve “Të bardhët” që faktikisht kërkonin të kthenin kohën e “aristokratëve” që skllavëronin të bardhë e të zinj, pasi nuk kishin ndjenja njerëzore, por shfrytëzonin çdo lloj ideologjie për të mposhtur shpirtin e lirë, individin që mendon dhe beson lirshëm. Kjo fatkeqësisht u përsërit me kulturën e mileniumit, kur bastardët e teorive vrastare të popujve synuan ngritjen e një sistemi elitar, ku vetëm burokratët kanë të drejtën e vendimmarrjes dhe njerëzit duhet të pajtohen në grup. Një eksperiment i tillë pati sukses në Shqipëri për shumë arsye. Në fakt nuk ishte i rastësishëm fakti që u zgjodh Shqipëria.

Shqipëria sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe kishte shumë të pakënaqur që humbën statusin e tyre të të privilegjuarit në një sistem. Pra për Soros thjesht duhej që t’i jepte garancinë e të ardhurave të sigurta kur financoi 500 OJQ gjatë viteve ‘90. Këto OJQ u kthyen në bazën logjistike për një lëvizje që synonte kapjen e politikës Shqiptare përtej të djathtës dhe të majtës.

Me sulmin ndaj Fatos Nanos dhe komplet PS, mbështetjen e dyshes Rama-Veliaj në krye të socialistëve, Soros kërkoi të fitonte pak nga simpatia e mbështetësve të PD. Pra, përtej të djathtës dhe të majtës po sillte mjeshtrin e skllavërisë moderne në Shqipëri. Fondacioni i tij mbështeti shpejt Lulzim Bashën dhe nisi të sponsorizonte shumë studentë apo aktivistë. George Soros po tentonte dominim total të politikës në një vend si Shqipëria, për të nisur planin e shprehur se ish perandoria Ruse duhet të kthehet në perandoria Soros. Në këtë deklaratë Soros fut edhe vende të NATO në Europën Lindore, blloku ish-komunist.

Ndërkohë vetëm në Shqipëri çdo gjë po shkonte proSoros dhe antiShqiptar. Në Shqipëri nuk zhvilloheshin zgjedhje dhe vendi i parë i perandorisë Soros në Europën Lindore vazhdonte të jetonte me atë, pasi Soros e kishte zgjidhjen me shpopullimin e Shqipërisë.

Qeverritë e sponsorizuara nga Soros krijuan një sistem që kërkon kolektivizim të mendimit dhe ky duhet të përqëndrohet tek lideri në rastin e politikës dhe tek bamirësi në rastin e punësimeve në vend. Dihet që në administeatën shtetërore punësohen me rekomandime dhe këto rriten gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që në privat shpesh duhet të kesh një referencë nga individë që njihen me pushtetin e Edi Ramës.

Pra të ndershmit përzihen nga “Vatra” Shqiptare, por kushdo që pranon të bashkëpunojë me Ramën, të bashkohet në sistemin e tij antiShqiptar, të pranojë kolektivizimin e mendimit, pra të kthehet në element të tufës ku pronat janë arëzat, patjetër që është trashëgimtar i diktatorit Ramiz Alia. Edi Rama është prudukt i tij.

About Redaksia

Check Also

Antidoti i taktikës “Shastis e sundo”!

Nga Iva V.GRILLO Strategjia e “të bërit skandal” duke u munduar të hutosh, paralizosh apo …