Kapllanaj aksioner 700 mijë euro në një biznes, Këlliçi: Së shpejti dokumentet për ish drejtorin e policisë bashkiake

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi paralajmrëon publikimin e një tjetër skandali korrupiv ku i përfshirë është një tjetër drejtor i bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Ermal Kapllanaj, ish drejtori i policisë bashkiake të Tiranës i cili sipas Këlliçit rezulton aksioner në një optikë  700 mijë euro.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” garantoi se administrata e ndershme shtetërore nuk do të preket pas 11 majit, ndërkohë që do të vihen para ligjit ata që marrin rrogë 800 mijë e 1 milionë lekë në shtet, ndërsa kanë ngritur me skema korruptive biznese miliona euroshe.

Gjithë këto dy javë që është fushata intensive jemi në kontakt të panumërt me punonjës të administratës  që kërkojnë dhe shpresojnë ndryshimin më datën 11 maj. Duan garanci dhe do u jap sot.

Deklarata

Padiskutim administrata publike punonjësit e ndershëm, atqa që janë aset publik nuk preken nga ndryshimi më datën 11 maj. Ata që marrin 800 mijë lekë e 1 mln lekë të vjetra e ndërkohë kanë biznese miliona euro. Se një pjesë e drejtorave të bashkisë i ke në burg por pjesa tjetër i ke me biznese. Një ish drejtor një nga këta që ka ngelur jashtë,  Kapllani, ky ish drejtori i policisë bashkiake. Kishte dalë aksioner në një optikë  700 mijë euro, do të merremi se sot më kanë ardhur letrat. Këta lloj njerëzish që kanë 800 mijë lekë pagën e bizneset miliona euro këta nuk do të ekzistojnë më.

Administrata publike duhet ta dijë që është pasuri kombëtare. Nuk preken njerëzit e ndershëm dhe administrata publike do të pasurohen me njerëz që kanë frikë ligjin ku hyj dhe unë. Do pasurohet dhe me ata që kanë frikë Zotin.

Se po nuk pate frikë ligjin e Zotin përfundon si këta që kanë vjedhur miliona shqiptarëve dhe sot me tallave e këngë thonë se nuk kanë nevojë shqiptarët për program se do u japim pasaportën për në BE”

Këlliçi tha se qeveria Rama po përdor asetet publike për fushatë elektorale.

‘Asfalti elektoral duhet zhdukur. nuk duhet bërë më. Administrata publike është më e keqpërdorura. Asetet publike vihen në shërbim të fushatës elektorale. Kemi ministrin e Brendshëm të kapur me makinën e shtetit duke shpërndarë materialet propagandistike. Zyrtarë të shtetit në shkolla e institucione duke bërë fushatë në shkelje të ligjit. Asetet shtetërore që përdoren në fushatë. Këto duhet të marrin fund!

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …