Këlliçi: Aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e qendër Vilëz, ku është njohur me problematikat e rënda të kësaj zone të harruar nga narko-qeveria e Edi Ramës. Ai shkruan se, qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash.

Postimi

Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…!

Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash.

Qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik, për përcaktimin e pagës minimale, për ndihmë konkrete në infrastrukturë, për rrugë, ujë e drita.

PD-ASHM është sot e vetmja alternativë me program të qartë, konkret dhe të realizueshëm për një Shqipëri dinjitoze, edhe në periferi.

About Redaksia

Check Also

Të Zgjedhurit Vendorë letër institucioneve europiane: Ndërhyni për t’i thënë ndal uzurpimit të Edi Ramës të të gjitha pushteteve!

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur …