Studentja e juridikut Elina Bellallaj, mori fjalën në takimin që PD-ASHM zhvilloi në njësinë 4 në Tiranë ku lideri i opozitës Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputet, theksoi se arsimi deri më sot është propaganduar që është zhvilluar, pasi sipas saj, rezultatet janë shkolla të boshatisura dhe institucione arsimore të mbyllura.
Ajo tha se arsimi cilësor është e drejta e çdo studenti, pasi është e garantuar në bazën ligjore.
“Siç e dini vendi jonë është përballur vitet e fundit me një fenomen që unë do ta quaja erozion i popullsisë. Po ku është pasqyruar më së shumti ky fenomen vallë. Padyshim ekonomia është një nga sektorët më të përmendur por plaga më e rëndë vazhdon të mbetet arsimi.
Një komb që nuk investon në arsimin, është një komb që po ndërton të ardhmen në themele letre. Deri më sot është folur dhe është propaganduar shumë për zhvillimin e kësaj strukture. Por realitet na sjell përballë një realiteti të dhimbshëm shkolla të braktisura institucione arsimore të braktisura, kurikula të cunguara dhe një doktrinë që nuk i përket kohës sonë.
E ardhmja e këtij vendi është si një fidan që rritet dit pas dite. Por nëse ky fidan nuk rritet me elementet bazik është i destinuar të thahet. Arsimi cilësor nuk është luks por një e drejtë e garantuar në bazën ligjore. Nëse dëshiron të nënshtrosh një popull për një kohë të gjatë mohoji dijen dhe arsimin dhe e ke fituar betejën pa luftë e pa shpata.
Për këtë arsye Shqipëria ka nevojë për një qeveri që nuk zhvat fondet por që investon me vizion. Një qeveri që i jep shtysë integrimit të zonave rurale, emancipuat studentor dhe qasjese dhe përkrahje inovative që të ecën përpara”, tha studentja.